Studim i realizuar te 810 persona të rritur pohon se eliminimi ditor i 350 mL lëngu të ëmbël në një periudhë gjashtë mujore rezulton me humbjen e peshës për gjysmë kilogrami, ndërsa i njëjti rezultat nuk arrihet nëse eliminohet sasia e njëjtë e kalorive nga sheqeri në formë të ngurtë.
Kaloritë të cilat vijnë nga lëngjet ndikojnë më shumë në shtimin e kilogramëve, pasi që teprimi me to është shumë më i shpeshtë sesa me ushqimin e zakonshëm, shtojnë autorët e studimit të botuar në revistën “American Journal of Clinical Nutrition”.