Të hënën në mëngjes një kompani private ka dëmtuar një trafo në lagjen Veternik të Prishtinës dhe ka afektuar kështu linjën 10kV duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.
Si pasojë kanë mbetur pa furnizim konsumatorët në një pjesë të madhe të lagjes së Veternikut dhe konsumatorët komercial në këtë lokacion.
“Dëmtimi i rrjetit elektrik nga kompani private është bërë dukuri e shpeshtë, ku si pasojë po dëmtohen asetet dhe konsumatorët. Vetëm javën e kaluar KEDS ka pasur dy raste të dëmtimit të rrjetit elektrik nga kompanitë private, një në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë dhe një tjetër në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e KEDS-it, përcjell Telegrafi.
Në fund, KEDS apelon kompanitë ndërtimore që të kenë kujdes të shtuar gjatë punimeve në terren, sipas tyre, konsumatorët janë ata që po dëmtohen. /Telegrafi/