Site icon Telegrafi

Një klauzolë për të cilën nuk keni dëgjuar kurrë – për çfarë merrte Neymar nga 200 mijë euro nga PSG

Paris Saint-germain e solli Neymar nga Barcelona në verën e vitit 2017 në një transferim prej 222 milionë eurosh, që është edhe sot një rekord botëror.

Pasi në tre vitet e para fitoi më shumë se 70 milionë euro nga klubi vetëm përmes pagave, në tre vitet e ardhshme fitoi më shumë se 90 milionë.

Por kjo është ishte vetëm paga. Përmes bonuseve ai fitoi edhe më shumë dhe tani është zbuluar një gjë e çuditshme rreth fitimeve të tij.

Futbollisti i Crystal Palace, Leëis Bryon, pretendon se ishte shoqëruar me stafin e klubit të Paris Saint-Germain në shkollën e trajnerëve dhe se më pas dëgjoi për klauzolën e pabesueshme që sulmuesi brazilian kishte në kontratën e tij me klubin.

Para se të largohej për në Al Hilal, Neymar luajti 173 ndeshje për PSG. Ai shënoi 118 gola dhe regjistroi 77 asistime.

Lexo po ashtu Neymar i përgjigjet Rodrit pas komenteve ngacmuese që bëri ai për Viniciusin

“Klauzola më e çmendur që kam dëgjuar ishte ajo e Neymar në PSG. Një anëtar i stafit të PSG-së që ishte në klub gjatë kohës së Lionel Messit, Neymar dhe Kylian Mbappe, nuk dua ta zbuloj emrin e tij, më tha se Neymar kishte një klauzolë në kontratë sipas së cilës, nëse do të vinte për të duartrokitur tifozët pas ndeshjes, do të merrte një bonus prej 200 mijë eurosh”, tregon Bryon.

Një gjë interesante dhe e padëgjuar më parë për një klub futbolli. /Telegrafi/

Exit mobile version