Poezi nga: Dorothy Parker
Përktheu: Kolec P. Traboini
Një herë, kur isha e re dhe e vërtetë,
Dikush më ka lënë të trishtuar –
Theu zemrën time të brishtë në dy;
Dhe kjo është një gjë e keqe.
Dashuria është për njerëzit e pafat,
Dashuria është vetëm një mallkim.
Dikur atje ish dhe një zemër që unë theva;
Dhe kjo, mendoj, është akoma më e keqe.