Njëzet persona u vranë në Kabul, Afganistan, të mërkurën pasi një kamikaz hodhi veten në erë jashtë ministrisë së Jashtme.
Ustad Fareedun, një zyrtarë i talebanëve në ministrinë e Informacionit, tha se kamikazi kishte për qëllim të hynte në ndërtesën e ministrisë, por dështoi.
“Në sulmin vetëvrasës, 20 persona u vranë, shumë u plagosën”, tha Fareedun.
https://twitter.com/qureshi_sherali/status/1613234430662819843
Një foto e zonës përballë ministrisë tregon të paktën nëntë persona duke u ndihmuar nga forcat e sigurisë. Shpërthimi ndodhi rreth orës 16:00 sipas kohës lokale, tha zëdhënësi i policisë Khalid Zadran, duke shtuar se hetimi është në vazhdim, raporton aljazeera.
Ministria ndodhet në një pjesë të mirë-siguruar të Kabulit, e rrethuar nga postblloqe. Ministritë dhe ambasada e Kinës dhe Turqisë ndodhen në të njëjtën rrugë.
Stafi i Ministrisë së Jashtme është evakuuar. Qeveria talebane po përballet me sulme nga anëtarët e Shtetit Islamik (IS), të cilët shpesh synojnë ambasadat e huaja dhe objektet e tjera, duke përfshirë ambasadat ruse dhe një hotel që pret biznesmenë kinezë. /Telegrafi/