Telegrafi

Një javë fantastike për futbollin gjerman, të gjithë ne pajtohemi tani me thënien e famshme të Gary Lineker (Foto)

Viti 2017 ishte një vit tjetër i suksesshëm për futbollin gjerman.

Të premten Përfaqësuesja e Gjermanisë U21 fitoi Kampionatin Evropian ndaj Spanjës.

Dhe sot (e diel) skuadra e parë e fitoi Kupën e Konfederatave ndaj Kilit me rezultat 0-1.

Me këtë rast kujtojmë thënien e famshme të legjendës angleze, Gary Lineker.

“Futbolli është një lojë e thjeshtë. 22 njerëz ndjekin një top për 90 minuta dhe në fund fiton gjithmonë Gjermania”. /Telegrafi/