Tashmë kanë filluar spekulimet se kush mund të marrë drejtimin e Kombëtares angleze.
Pas skandalit me Sam Allardycet i cili tashmë u largua nga kombëtarja, Federata angleze ka filluar punën për ta gjetur zëvendësuesin.
Për katër ndeshjet e ardhshme trajner është caktuar Gareth Southgate, i cili është pjesë e Anglisë U-21.
Ai do të jetë trajner i Anglisë për 4 ndeshjet e ardhshme, kundër Maltës, Sllovenisë, Skocisë e Spanjës.
Por trajneri i ri mund të jetë italian.
Sipas medieve angleze Claudio Ranieri ose Roberto Mancini mund të marrin timonin e ‘Tre Luanëve’.
Mancini muaj më parë kishte shprehu dëshirë. /Telegrafi/