Site icon Telegrafi

Një hulumtim ka zbuluar: Një pjesë e mirë e meshkujve nuk i ndërron rrobat e brendshme çdo ditë – as femrat nuk janë hiç më mirë

Meshkujve dhe femrave u është shtruar pyetja e ndërrimit të rregullt të rrobave të brendshme, madje 22 për qind e meshkujve janë përgjigjur që nuk e kanë atë shprehi. Asgjë më mirë nuk janë as femrat – 18 për qind e tyre nuk i ndërron çdo ditë

Një në 20 meshkuj ka thënë që të njëjtat brekë i bartë edhe më shumë se pesë ditë. Është zbuluar edhe që 76 për qind e meshkujve dhe 69 për qind e femrave rrobat e veta vetëm i kthejnë mbrapsht para se t’i ndërrojnë me të pastrat.

Pyetjes sa shpesh blejnë rroba të reja, 13 për qind e meshkujve thonë çdo tre vjet, ndërkaq po këtë shprehi e kanë edhe 4 për qind e femrave, shkruan LADBible, përcjell Telegrafi.

Ekspertët e pastrimit nga kompania EOT Cleaning, konstatuan që brekët duhet larë pas çdo veshjeje: ”Nëse dëshironi të mbani higjienën e duhur, atëherë rrobat duhet t’i lani çdo ditë, aq më parë rrobat e brendshme dhe pajisjet për trening”.

Ai gjithashtu rekomandon që të përdoren mjetet antibakteriale për larje të rrobave dhe që të përdoren temperatura nga 40 deri në 60 gradë me rastin e larjes.

Dermatologia dr. Nichola Cosgrove, ka thënë që rrobat e brendshme shërbejnë si barrierë ndërmjet pjesëve intime të trupit dhe rrobave të cilat i bartim disa herë para larjes, si p.sh. pantallonat.

Është më e thjeshtë të lahen rrobat e brendshme sesa rrobat e tjera, mirëpo nëse nuk i ndërroni rregullisht mund të zhvillohen baktere si p.sh. E.coli, stafilokoku, streptokoku dhe shumë baktere të tjera – ato i duan vendet e lagështa dhe të ngrohta.

Pos kësaj, mund të sëmureni nga infeksionet kërpudhore dhe inflamacioni i rrugëve urinare. /Telegrafi/

Exit mobile version