Valencia dhe Atalanta, luajtën prapa dyerve të mbyllura në Mestalla, ku italianët fituan 4-3, por një tifoz special, ishte i vetëm në tribuna në ndeshjen e sotme në përkrahje të nikoqirëve.
Bëhet fjalë për tifozin më të madh të klubit, që tashmë nuk jeton, por busti i tij është në Mestalla, aty ku ka qëndruar ulur gjithmonë.
Vicente Navarro Aparicio, i cili ishte anëtari Nr.18 dhe ndoqi çdo ndeshje të skuadrës spanjolle në shtëpi , aty në ulësen 164, rreshti 15-t, në Tribunën Qendrore në Mestalla.
Përkushtimi i Vicentes për të marrë pjesë në ndeshjet e Valencias ishte më madhi, pasi ai e kishte humbur shikimin kur ishte në moshën 54 vjeçare për shkak të një retine të shkëputur.
Sidoqoftë, dashuria e Vicentes për Valencian ishte e palëkundur dhe ndeshjet i shihte me të birin.
Pas vdekjes së tij, në vitin 2019, klubi i Valencias vendosi të përjetësojë, duke krijuar një statujë bronzi për tifozin e tyre të famshëm, në vendin e tij në Mestalla, ku ai e ndoqi ekipin për kaq shumë vite.
? We are #LÀnimaDeMestalla
? We are #TheSoulOfMestallaBecause here..
..ɴᴏ ɢᴀᴍᴇ ɪs ᴘʟᴀʏᴇᴅ ʙᴇʜɪɴᴅ ᴄʟᴏsᴇᴅ ᴅᴏᴏʀs?@ChampionsLeague ⚽️ #VCFAtalanta ? pic.twitter.com/aZ7c4noLPk
— Valencia CF English ?? (@valenciacf_en) March 10, 2020
Duke pasur parasysh shpërthimin e coronavirusit, UEFA ka vendosur që ndeshjet në Ligën e Kampionëve, të zhvillohen me dyer të mbyllura.
Në fitoren e Atalantas prej 4-3 ndaj Valencias, Vicente ishte aty, në vendin e tij tashmë të përjetshëm.
Kur Valencia e vendosi statujën e tij kishte shkruar: “Megjithëse ai dhe shumë Valencianistas të tjerë nuk janë më me ne, historia e tij është një histori që ilustron pasionin që kanë tifozët për klubin”.
Ai ishte tifozi special i klubit sonte dhe do të vazhdojë të jetë aty, si në fitore ashtu edhe në humbje. /Telegrafi/