Site icon Telegrafi

Një hap më afër titullit, Rosberg triumfon në Japoni

Piloti gjerman, Nico Rosberg, ka arritur të triumfojë në garën për Çmimin e Madh të Japonisë duke thelluar diferencën me Lewis Hamilton në 33 pikë, në një kohë kur kanë mbetur edhe katër gara për t’u zhvilluar.

Britaniku pati një start të tmerrshëm duke humbur gjashtë pozicione dhe deri në fund nuk arriti më shumë se vendi i tretë.

Në historinë e Formula 1, piloti që ka fituar nëntë gara në fund është shpallur edhe kampion

Max Vestapen përfundoi i dyti dhe tashmë ka pikë të barabarta me Sebastian Vettel, me të cilin ndajnë pozitat katër dhe pesë në renditjen e përgjithshme.

Vettel e përfundoi garën në vendin e katërt, ndërsa shoku i skuadrës Kimi Raikkonen në të pestin. Ricciardo nuk arriti të bëjë më shumë se vendi i gjashtë, “Top 10” mbyllet me Perez, Hulkenberg, Massa dhe Bottas.

Për të tretin vit radhazi, Mercedes siguron pozitën e parë në klasifikimin e instruktorëve, si dëshmi për punën e jashtëzakonshme që ka bërë kjo skuderi.

Rosberg tash e ka thelluar diferencën me Hamilton në 33 pikë.

Ndërkohë, Rosberg fitoi për herë të parë në pistën e Suzukas, ndërsa kjo ishte hera e nëntë që pozicionohet në mesin e podiumit. (Në historinë e Formula 1, piloti që ka fituar nëntë gara në fund është shpallur edhe kampion).

Me renditjen aktuale kur Rosberg ka 313 pikë, ndërsa Hamilton 280, piloti gjerman mund të shpallet kampion edhe në rast se në katër garat e mbetura përfundon si i dyti, ndërsa Lewis i fiton të gjitha.

Exit mobile version