Një grua në Indi ndërroi jetë pasi policia u akuzua se ia mori bombolën e saj të oksigjenit për t’ia dhënë një personi VIP mes mungesave akute dhe sistemit shëndetësor të mbingarkuar nga shpërthimi i COVID-19 në botë me rritjen më të shpejtë.
Një video e cila qarkulluar në mediet sociale tregon një burrë që qan dhe që iu lutet oficerëve në duar dhe gjunjë jashtë një spitali privat në qytetin e Agra në Uttar Pradesh, transmeton Telegrafi.
“Nëna ime do të vdesë nëse ia largoni cilindrin e oksigjenit”, i tha policisë Anmol Goyal, 22 vjeç derisa bombola po tërhiqej nga spitali të martën mbrëma.
भईया मेरी मां चली जाएगी… A man cried and begged policemen not to take away the oxygen cylinder he arranged for his mother in critical condition.
The cylinder was reportedly confiscated from private hospital in Agra to supply it for a VIP. (1/2) pic.twitter.com/OHjR5Xvhcj
— Deepak-Lavania (@dklavaniaTOI) April 28, 2021
Ai dhe vëllai i tij 17-vjeçar e kishin siguruar vetë oksigjenin pasi spitalit iu kishin mbaruar rezervat, duke e çuar atë në pavijonin e COVID-19 dhe duke e vendosur pranë shtratit të nënës së tyre.
Sidoqoftë, cilindri u konfiskua nga policia për dikë që ‘konsiderohet të jetë më i rëndësishëm’, sipas korrespodentit të “The Times of India” i cili shpërndau videon në mediet sociale.
Dy orë më vonë nëna e tyre vdiq. /Telegrafi/