Gruaja njëzet vjeçare i vendosi 11 kapsula në një prezervativ dhe më pas i futi në vaginë.
Ajo kishte gëlltitur edhe 67 kapsula të tjera kur u ndalua në Aeroportin Ndërkombëtar Ezeiza në Buenos Aires, Argjentinë.
Çdo tabletë në vaginën e saj përmbante 110 gramë drogë të klasit A, me një vlerë prej shtatë mijë eurove, ndërsa ato që ajo kishte konsumuar në mënyra të tjera kishin vlerë prej 34 mijë eurove.
Thuhet se ajo po përpiqej të udhëtonte me për në Barcelonë, Spanjë, por stafi i aeroportit i kërkoi asaj që t’i nënshtrohej një skanimi sepse ajo ishte e dyshimtë.
Kur kapsulat u zbuluan, punëtorët e dërguan në spitalin Eurnekian Ezeiza për t’i hequr ato në mënyrë të sigurt.
Ndaj saj ka nisur një hetim për kontrabandë të lëndëve narkotike, raporton metro.co.uk.
Gjërat e saj, duke përfshirë telefonin e saj, janë sekuestruar ndërsa shtëpia i është bastisur. Ajo thuhet se ka refuzuar të japë një deklaratë për zyrtarët. /Telegrafi/