Site icon Telegrafi

Një grua, shtetaze kineze, që u zhduk në det është gjetur e gjallë pas 36 orësh – publikohet momenti i shpëtimit

Një grua që u hodh në det ndërsa notonte me një “gomë noti” u shpëtua 36 orë më vonë rreth 80 kilometra nga bregu.

Gruaja, një shtetase kineze rreth të 20-ave, ishte zhdukur nga një plazh në rajonin qendror Shizuoka të Japonisë të hënën në mbrëmje, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Një operacion kërkimi dhe shpëtimi filloi menjëherë pas kësaj, tha një zyrtar lokal i rojës bregdetare të Japonisë.

“Ishte rreth orës 19:55 të datës 8 korrik, kur morëm informacionin pasi shoqja e gruas raportoi në një dyqan aty pranë se ajo ishte zhdukur”.

Dhe ishte një anije mallrash që më në fund e pa atë duke lundruar në skajin jugor të gadishullit Boso të Chiba në orën 7:48 të mëngjesit të së mërkurës, tha zyrtari.

Pas kësaj, dy anëtarë të ekuipazhit të një cisternë më të vogël aty pranë, të cilët u kontaktuan me radio, u hodhën në det për ta shpëtuar atë.

Ajo u transportua më vonë nga një helikopter i rojës bregdetare dhe u dërgua përsëri në breg.

Gruaja, u tha shpëtimtarëve se ajo “u përfshi në det me gomë noti” dhe nuk ishte në gjendje të kthehej në breg.

Gruaja ishte e dehidratuar, por përndryshe me shëndet të mirë. Ajo u dërgua në spital si masë paraprake, por nuk kishte nevojë të shtrohej aty. /Telegrafi/

Exit mobile version