Kur të ndieni probleme siç janë kërcimi i zemrës, therjet dhe dhembjet në gjoks, përdorni këtë ilaç popullor
Stresi është një ndër iniciuesit e dhembjeve të zemrës. Jeta bashkëkohore na dikton ritëm të shpejtuar dhe shumë stres me të cilat përballemi, ndërkaq në gjithë këtë vrapim zemra më së shpeshti pëson.
Angina pectoris është një ndjesi presioni shtrëngues në kraharor, shoqëruar shpesh me dhimbje që rrezatohen në krahun e majtë dhe në qafë. Ndërsa, aritmia është një çrregullim i ritmit të rrahjeve të zemrës.
Ky eliksir popullor mund të zbusë aritminë dhe të zvogëlojë dhembjet e shkaktuara me angina pektoris, transmeton Telegrafi.
Për këtë ilaç do t’ju nevojiten:
– 10 kërcej të freskët majdanozi (pa rrënjë);
– 1 l verë të zezë shtëpiake;
– 2 lugë uthull vere;
– 300 g mjaltë natyral.
Përgatitja:
10 kërcej të freskët majdanozi bashkë me fletë qitni në një litër verë të pastër natyrale dhe shtoni 1 – 2 lugë supe uthull vere dhe zieni 10 minuta në zjarr të vogël.
Pastaj shtoni 300 g mjaltë natyral bletësh dhe lini që të zihen ngadalë edhe 4 minuta.
Verën e nxehtë për zemër kullojeni dhe qiteni në shishe të cilën më parë e keni larë me alkool të fortë.
Shtresa e cila krijohet nuk është e dëmshme dhe lirisht mund ta pini.
Aplikimi:
Pija përdoret çdo ditë, 1 lugë supe derisa të pushojnë problemet.
Për sëmundje të rëndë është e nevojshme të përdoret në periudhë më të gjatë kohore.
Theksojnë që para përdorimit cilindo ilaç popullor është më së miri të konsultoheni me mjekun. /Telegrafi/