Lojtarët e Manchester United janë të detyruar të bëjnë pompa nëse pranojnë gol në stërvitje.
Skuadra e Erik ten Hag aktualisht është në Bangkok si pjesë e turneut të tyre para-sezonal dhe mori pjesë në një seancë të hapur stërvitore të hënën.
Mediave iu dha akses në ekip dhe një klip interesant i shpërndarë nga Simon Stone i BBC-së tregon se sa i disiplinuar do të jetë United.
Ten Hag organizoi një lojë të vogël ‘sulmi kundër mbrojtjes’ për turmën prej 10,000 njerëzish dhe përdori porta të vogla.
Laurie Whitwell i The Athletic i përshkroi udhëzimet e 52-vjeçarit si ‘të qëllimshme’ dhe sa herë që pësohej një gol, ai u thoshte lojtarëve të bënin pompa.
Të gjithë e bënë atë dhe kjo solli një brohoritje të madhe nga mbështetësit, të lumtur që panë ekipin e tyre të përkushtuar ndaj stërvitjeve. /Telegrafi/
Erik ten Hag making players do press-ups as punishment for goals conceded?
Just the manager Man Utd needed. There should be consequences for major mistakes and poor performances, and not getting away with it due to favoritism.pic.twitter.com/p52MUuAANz
— UF (@UtdFaithfuls) July 11, 2022