Telegrafi

Një gol i pranuar që tregon gjendjen e mbrojtjes te Manchester United – sulmon me 10 lojtarë në goditjen e këndit

Demba Ba ka shfrytëzuar mbrojtjen e tmerrshme të Manchester United për t’i dhënë epërsinë Istanbul Basaksehir në ndeshjen e vlefshme në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi veteran, tani 35 vjeç, u la plotësisht i vetëm në gjysmën e fushës së tij, duke i dhënë një hapësirë të madhe drejt portës.

Ai me një vrapim të mirë mbeti i vetëm me portierin Dean Henderson të cilën e mposhti me një gjuajtje të bukur përtokë.

Demba Ba i njeh mirë ekipet angleze pasi ka luajtur për West Ham, Newcastle dhe Chelsea.

Një gol i tillë është tmerrshëm të pranohet edhe nga ekipet amatore e lerë me në një nivel si i Manchester United në Ligën e Kampionëve.

Demba Ba ishte meritor edhe tek goli i dytë i turqëve që e mbyllën pjesën e parë me rezultat 2-1. /Telegrafi/