Telegrafi

Një gol dhe tri pikë për Vëllaznimin ndaj Lirisë

Vëllaznimi i është gëzuar fitores në Stadiumin e Qytetit në Gjakovë duke fituar ndaj Lirisë me rezultat 1-0.

Nën një atmosferë të mirë të krijuar nga tifozët, të dyja skuadrat i patën rastet e tyre në pjesën e parë.

Ndërkaq, ishin nikoqirët ata që shënuan. Pas një aksioni të mirë, shënoi Albutrint Morina (29’) falë asistimit nga Jeton Dushi.

Në gjysmën e dytë, mysafirët u përpoqën të barazonin, mirëpo përkundër rasteve, në fund u desh të pajtoheshin me humbjen.

Ky ishte një fillim i mbarë i Vëllaznimit në sezonin 2017/2018, ndërkohë që Liria duhet të kërkojë pikë në ndeshjet e ardhshme. /Telegrafi/