Vedat Muriqi ka arritur shumë shpejt të bëhet një lojtar kyç te Mallorca edhe pse kompletoi kalimin në afatin kalimtar të janarit.
Reprezentuesi i Kosovës është në huazim nga Lazio te skuadra nga La Liga dhe po arrin të shfaq cilësi të larta.
Në ndeshjen ndaj Real Betisit që u zhvillua sonte, Muriqi arriti t’i barazonte shifrat në 1-1 me golin me kokë, por në fund skuadra e tij pësoi humbje.
Gjatë takimit, sulmuesi ynë ishte i pafat, pasi goditi shtyllën, mirëpo angazhimi i tij nga drejtuesit e Mallrocas po vlerësohet lartë.
Deri më tani, Muriqi ia ka dalë të zhvillojë tre ndeshje dhe ka shënuar dy gola e ka bërë një asistim.
Një statistikë bukur e mirë për një lojtar që më parë nuk ka luajtur në elitën e futbollit spanjoll.
Në verë, Muriqi mund të mbyllë kalimin te Mallorca, po vetëm nëse skuadra ia del të qëndrojë në La Liga.
Mallorca është aktualisht në vendin e 16-të me 26 pikë, e që me formën aktuale mund të shpresoj në qëndrimin në elitë. /Telegrafi/
Important win for Real Betis to keep their grip in third in La Liga , it looked like they had slipped up against RCD Mallorca but Willian José’s penalty bailed them out as they won 2-1. Vedat Muriqi has been a good addition for Mallorca he scored again. Next up for Betis Sevilla.
— Josh Bunting (@Buntingfootball) February 20, 2022