Është zhbllokuar ndeshja mes BATE Borisovit dhe Ballkanit, ku bjellorusët janë në epërsi prej 1-0.
Ballkani që e ka fituar ndeshjen e parë me rezultat 4-1 është në disavantazh në ndeshjen kthyese, pas golit të pranuar në minutën e 30-të.
Një gabim i Lorenc Trashit para mbrojtjes bën që të përfitojnë lojtarët bjellorus, duke shënuar me Artem Kontsevoy nga afër për 1-0.
https://twitter.com/alfie_news7/status/1697317075667059085
Deri më tani Ballkani nuk po arrin të dal në lojën e tyre, pasi nuk kanë krijuar raste të mira, ndërsa në dy raste tjera ishte Enea Koliçi që shpëtoi portën me pritje fantastike.
Rezultati i përgjithshëm është 4-2, por skuadra e Ilir Dajës duket të ketë kujdes, pas një gol tjetër i pranuar mund të hap ndeshjen plotësisht. /Telegrafi/