Site icon Telegrafi

Me një futbollist më pak, por Gostivari fiton duelin ndaj Makedonija GjP

Skuadra e Gostivarit ka dalur fituese në duelin hapës të xhiros së 18-të në Superligën e Maqedonisë së Veriut, duke e mundur Makedonija gjorçe Petrovin me rezultat minimal 1:0.

Takimi i luajtur në stadiumin e qytetit të Gostivarit, solli lojë të bukur dhe raste të krijuara, por me rrjeta të paprekura deri në minutën e 89-të, kur Kehinde shënoi golin e vetëm të ndeshjes dhe të fitores për Gostivarin.

Skuadra shqiptare një minutë para fundit të minutave të rregullta përfitoi një penallti përmes Enis Dervishit, ndërsa të njejtën në gol e shndëroi sulmuesi Kehinde, me çka doli të jetë edhe goli vendimtar për tre pikë për Gostivarin.

Ekipi shqiptar këtë sfidë e mbylli me një futbollist më pak në fushë, pasi në minutën e 84-t, Nkurunziza u përjashtua nga fusha me karton të kuq.

Me këtë fitore, Gostivari ngjitet në pozitën e pestë në renditjen tabelare me 24 pikë të grumbulluara.

Xhiroja e 18-të në Superligën e Maqedonisë së Veriut vazhdon nesër me pesë ndeshjet tjera në program, të cilat do të luhen nga ora 13:00. /Telegrafi/

Exit mobile version