Telegrafi

Një futbollist i Ligës Premier është arrestuar me dyshimin për përdhunim

(Foto: Getty Images/Goal)

Një futbollist i Ligës Premier është arrestuar në veri të Londrës të hënën me dyshimin për përdhunim.

Lojtari 29 vjeçar është marrë në mbajtje pas arrestimit në Barnet, ka njoftuar The Telegraph. Identiteti i futbollistit nuk është bërë menjëherë i ditur për arsye ligjore.

“Më 4 korrik, një pretendim për përdhunim të një gruaje rreth të njëzetave është raportuar në polici”, thuhej në një deklaratë zyrtare nga Policia Metropolitane, transmeton BBC Sport.

“U raportua se përdhunimi i supozuar ka ndodhur në qershor të vitit 2022. Më 4 korrik, një 29-vjeçar u arrestua në një adresë në Barnet me dyshimin për përdhunim dhe u dërgua në paraburgim ku ndodhet.

“Hetimet për rrethanat janë në vazhdim”, shkruan tutje në komunikatën për shtyp të policisë. /Telegrafi/