Telegrafi

Një fëmijë i panjohur turpëron Viniciusin – e driblon atë dhe e hedh në tokë

Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, u bë pjesë e një ndeshje futbolli në Rio de Janeiro dhe ajë që ndodhi gjatë asaj ndeshje, u bë hit në rrjetet sociale dhe temë e shkrimit në mediat botërore.

Gjatë lojës, një adoleshent i paidentifikuar e dribloi Viniciusin duke arritur madje që ta hedh atë në tokë, moment ky të cilin shumë media e cilësuan si një ‘turp’.

Megjithatë, Vinicius e pranoi situatën me sportivitet duke u ngritur nga dyshemeja dhe duke i zgjatur dorën adoleshentit.

Videoja e ngjarjes u bë shpejt virale dhe shumë komente shpërthyen në lidhje me aftësitë e adoleshentit të panjohur i cili demonstroi aftësi të shkëlqyera driblimi.

Vinicius i cili kap vlerën e 180 milionë eurove sipas Transfermarkt, pati një sezon të shkëlqyer me fanellën e Real Madridit.

Ai fitoi Ligën e Kampionëve dhe La Ligan, duke shënuar 24 gola dhe duke dhuruar 11 asistime në 39 ndeshje të luajtura.

Për nivelin e lartë që shfaqi në aspektin individual dhe të arriturat me klubin, Vinicius po cilësohet si favoriti kryesor për ta fituar Topin e Artë këtë vit./Telegrafi/