Site icon Telegrafi

NJË FEMËR

Poezi nga: Heinrich Heine
Përktheu: Petraq Kolevica

Ata u deshën me afsh e zjarr,
Ajo – çapkëne, ai – kusar.
kur ai ndonjë mufke ia veshte,
Ajo kërcente në shtrat dhe qeshte.
Ditën shkonin për bukuri,
Natën ajo flinte mbi gjoksin e tij.
Kur e futën në burg atë, ajo s’reshtte
në dritare qëndronte dhe qeshte.
Ai i fliste. ”O, eja këtu
se më merr malli kaq fort për ty.
Ty të thërres se do vdes” – i theshte,
ajo tundte kokën dhe qeshte.
Në orën gjashtë ai u var.
Në orën shtatë e kallën në varr.
Në orën tetë, ajo që e deshte,
pinte verë të kuqe dhe qeshte.

Exit mobile version