Site icon Telegrafi

Një femër emërohet kryetare e klubit Drenica (Foto)

Në krye të klubit të Drenicës është kthyer zonja Mihane Kadriu- Bekteshi, e cila edhe në të kaluarën ka udhëhequr këtë klub me mjaftë sukses.

Drenica është konsoliduar shumë shpejt, duke zgjedhur kryesinë e re, të cilës do t’i prijë Mihane Kadriu – Bekteshi.

Në kryesi janë edhe Ismet Salihu, nënkryetar, Avdi Tahiri, drejtor gjeneral, Fadil Nura, anëtar, Agim Dervishi anëtar, Daut Geci, anëtar, Arif Aliu.

Drejtor sportiv u emërua Ruzhdi Koci.

Drenica sezonin e shkuar rrezikoi për herë të parë rënien nga Superliga duke luajtur në barazh, ku fitoi nga Dukagjini me rezultat 2-1. /Telegrafi/

 

Exit mobile version