Site icon Telegrafi

Një erëz në kombinim me ujin është si një “shkop magjik” për shkrirjen e yndyrës, zvogëlon inflamacionin dhe kolesterinën!

Ajo që shumica nuk e dinë është se, duke shtuar një erëz në ujë, humbja e peshës mund të përshpejtohet më shumë

“Provoni ujin me qimnon”, këshillon dietologia Trista Best, transmeton Telegrafi.

Kjo erëz është e pasur me antioksidantë, të cilët kanë një efekt të mirë në sistemin imunitar dhe në shëndetin e zorrëve dhe zvogëlojnë inflamacionin.

“Shkencëtarët kanë studiuar efektin e qimnonit në humbjen e peshës dhe ka rezultuar se metabolizmi është më i shpejtë tek ata që e konsumojnë. Metabolizmi më i shpejtë gjithashtu nënkupton djegie më të shpejtë të kalorive”, thotë Best.

Në një studim të vogël klinik që ka përfshirë 88 gra obeze, grupi eksperimental ka ngrënë kos me qimnon për të paktën dy vakte gjatë tre muajve.

Grupi i kontrollit ka ngrënë të njëjtën sasi kosi, por pa qimnon shtesë, në të njëjtën periudhë.

Ka rezultuar se në gratë që kanë konsumuar kos me qimnon, pesha e tyre, indeksi i masës trupore, perimetri i belit, si dhe sasia e yndyrës janë ulur ndjeshëm.

Ato gjithashtu kishin nivele më të ulëta të kolesterinës, triglicerideve dhe kolesterinës “së keq”, ndërsa niveli i kolesterinës “së mirë” ishte rritur.

Dietologia Best thotë se uji me qimnon gjithashtu ndihmon në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak, duke ndihmuar qelizat t’i përgjigjen më mirë glukozës dhe insulinës.

Si të bëni ujë me qimnon

Uji me qimnon mund të konsumohet i nxehtë ose i ftohtë, dhe dietologia Best shpjegon se si ta bëni atë.

Zhytni një lugë gjelle fara qimnon në një ose dy filxhan me ujë dhe lëreni të qëndrojë gjatë natës. Në mëngjes, vendosni ujë me qimnon në zjarr të vlojë, rreth pesë minuta, dhe kur të ftohet, kullojeni dhe pastaj, mund ta konsumoni.

“Uji me qimnon ka një shije pak të drunjtë. Unë rekomandoj të shtoni pak ëmbëltues natyral ose kanellë për ta bërë atë të shijojë më mirë”, thotë Best.

/Telegrafi/

Exit mobile version