Site icon Telegrafi

Një ëndërr e bërë realitet-Nga fëmijë me fanellë të United, tani gol në finale dhe ngritë trofe me këtë skuadër (Foto/Video)

Jesse Lingard ka zbuluar në rrjetet sociale një foto të fëmijërisë ku ishte i veshur me një fanellë të Manchester United.  

Mesfushori tani 24-vjeçar që luan në krahë me skuadrën e parë shënoi edhe gol në finale të Kupës EFL në Wembley.

Por i riu i United që ka fituar edhe fanellën e Kombëtares angleze, nuk është rastësisht pjesë e gjigantit anglez, pasi ai ndjek një ëndërr që në fëmijëri.

Shënimi i golit nga Lingard /Getty Images)

Ai këtë e ka zbuluar këtë me një foto të postuar në rrjetet sociale.

Lingard me fanellat e Man Utd/ Foto: Instagram

Lingard, që ka luajtur 13 ndeshje si startues këtë sezon në kampionat ka postuar një foto ku shkruhet: ‘Që i vogël duke ndjekur ëndrrën e madhe #mufc”.

Ai ka folur edhe për shokun e tij të skuadrës Chris Smalling duke thënë se do të bëhet një lider në mbrojte.

Duke festuar trofeun

“Zëri i mbrojtjes edhe në stërvitje. Besoj që do të bëhet një lider”.

“Vitin e shkuar kapitenet Wayne Rooney dhe Michael  Carrick munguan shumë dhe ai e kreu këtë punë shumë mirë duket treguar që është lider”.

Lingard është i impresionuar edhe me perfomancën e Antonio Valencias.

Duke ngritur trofeun në Wembley

“Shikoni ndeshjet që ai i ka zhvilluar sivjet dhe un do t’i papaja notën 8 nga 10 për çdo lojë”.

Anglezi tha se ai e bën punë shumë mirë dhe kryen çdo detyrë që i jep Mourinho. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=YJUTrDQvrB8

Exit mobile version