Pep Guardiola ende nuk ia ka filluar punës zyrtarisht tek Manchester City, mirëpo ai është duke kërkuar një portieri cilësorë.
Aktualisht portën tek skuadra angleze e ruan Joe Hart, por duket se Guardiola nuk është i kënaqur me të.
Lajmet e fundit që vinë nga Gjermania tregojnë se City ka filluar bisedimet me portierin zviceran, Yann Sommer.
27-vjeçari ka treguar cilësi të larta në Bundesligë, ndërsa falë atyre paraqitjeve ka zënë vendin e titullarit edhe në Kombëtaren zvicerane.
Gladbach e vlerëson lartë yllin e saj, ndërsa nuk dëshiron ta lë të lirë pa u paguar shuma e 25 milionë eurove. /Telegrafi/