Telegrafi

Një shpërthim në momentin e nisjes së autobusit të Dortmundit

Një person është lënduar pas një shpërthimi në momentin e nisjes së autobusit të Borussia Dortmundit.

Klubi gjerman dhe policia kanë konfirmuar se ka ndodhur një eksplodim dhe një person është lënduar, ndërsa situata mbetet e paqartë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth shpërthimit në afërsi të autobusit të BVB-së

Edhe në faqen e Dortmundit në Twitter edhe në atë të Monacos është njoftuar për incidentin, mirëpo situata mbetet e paqartë dhe njoftimet e reja do të vijën ën vijim.

Nuk dihet se a do të zhvillohet ndeshja e paraparë mes këtyre dy skuadrave, në kuadër të çerekfinales të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/