Një person është lënduar pas një shpërthimi në momentin e nisjes së autobusit të Borussia Dortmundit.
Klubi gjerman dhe policia kanë konfirmuar se ka ndodhur një eksplodim dhe një person është lënduar, ndërsa situata mbetet e paqartë.
Edhe në faqen e Dortmundit në Twitter edhe në atë të Monacos është njoftuar për incidentin, mirëpo situata mbetet e paqartë dhe njoftimet e reja do të vijën ën vijim.
Nuk dihet se a do të zhvillohet ndeshja e paraparë mes këtyre dy skuadrave, në kuadër të çerekfinales të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/