Rezultate krejtësisht të kundërta nga ç’janë pritur kanë dalë si i përket konsumimit të alkoolit. Italianët dhe portugezët kanë rezultuar si abstenuesit më të mëdhenj ndaj alkoolit, ndërsa vetëm 18% e gjermanëve janë konsumues të rregullt të tij.
Kundërshtarë më të mëdhenj të konsumimit të alkoolit janë turqit, 80% e tyre nuk pinë kurrë alkool.
15% e holandezëve po ashtu nuk pinë kurrë alkool, ndërsa përqindje të ngjashme në moskonsumimin e alkoolit ekziston edhe në Suedi dhe Greqi.
Rreth 40% e evropianëve e konsumojnë alkoolin njëherë në javë. Ndërsa numri më i madh i personave të cilët e konsumojnë rregullisht alkoolin janë mbi 50 vjeç.