Tash e një kohë mijëra banorë të fshatrave të komunës së Malishevës po ballafaqohen me probleme të energjisë elektrike. Sipas tyre, ndërprerjet e rrymës janë të shpeshta dhe të gjata deri në 10 orë. Reduktimet e rrymës, përveç pengesave të tjera, kanë bërë që shumë banorë të kësaj ane të shpërngulen për në qytete të tjera.
Nga 30 anëtarë sa ka Ali Gashi nga fshati Balincë e Malishevës, vetëm ai me bashkëshorten e tij thotë jeton në fshat.
E gjithë kjo, sipas tij, si shkak i mungesës së energjisë elektrike. Gashi thotë së reduktimet në këtë anë janë një ditë me rrymë dhe një pa të, deri në 10 orë në ditë.
“Tre djem i kam, të tretë kanë dal në qytete. E gjitha si pasojë e mungesës së rrymës, ujit..”, thotë Ali Gashi, banor i kësaj ane.
Përveç reduktimeve të energjisë, edhe cilësia e rrymës, thonë se është e dobët duke shkaktuar dëme në pajisjet shtëpiake.
“Edhe kur vjen rryma është e dobët, pajisjet dëmtohen..”, thotë banori, Miftar Thaçi.
Banorët presin nga KEDS dhe nga niveli qendror që të bëjnë një zgjidhje të përhershme për zgjidhjen e problemit me energji elektrike për qytetarët e Malishevës.
Nga KEDS thonë së në Malishevë po bëhen investime në kuadër të planit investiv. Aty, krahas projektit të ?super përçuesit?, përmes të cilit do të bëhet një zgjidhje e duhur për konsumatorët tanë në Malishevë, thonë se po bëhet implementimi edhe i disa dhjetëra projekteve të tjera të rrjetit të tensionit të mesëm dhe atij të ulët./RTK