Princi i Kurorës dhe kryeministri i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, u ka dhënë pushim të mërkurën, më 23 nëntor, të gjithë sektorin qeveritar dhe privat, si dhe studentëve.
Mohammed bin Salman e bëri këtë për të festuar fitoren mahnitëse të kombëtares saudite kundër Argjentinës në ndeshjen e tyre hapëse të Kupës së Botës FIFA 2022 Katar.
Skifterat e Gjelbër mposhtën Argjentinën e superyllit të futbollit Lionel Messi, dy herë kampione e botës, me rezultat 2-1 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Lusail të Katarit.
#PICTURES: Joy of the nation… Pictures of Crown Prince Mohammed bin Salman celebrating the stunning victory of #SaudiArabia against #Argentina in the #WorldCup match held at Lusail Stadium in #Qatar. @SaudiNT_en #WorldcupQatar2022 pic.twitter.com/xyqPfpOfGO
— Saudi Gazette (@Saudi_Gazette) November 22, 2022
Saleh Al-Shehri dhe Salem Al-Dawsari shënuan për Arabinë Saudite në pjesën e dytë të ndeshjes.
Golin e vetëm për Argjentinën e shënoi me penallti Leo Messi. /Telegrafi/