Site icon Telegrafi

Një ditë pasi Merck kërkoi miratim për pilulën e saj kundër COVID-19, në Indi fillon prodhimi i përbërësit të ilaçit

Everest Organics në Indi tha të martën se kishte filluar prodhimin e përbërësit aktiv farmaceutik (API) për një version gjenerik të pilulës eksperimentale anti-virale të Merck & Co.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, prodhuesi indian i barnave i bashkohet edhe kompanisë Divi Laboratories Ltd për ilaçin eksperimental oral të Merck.

“Pas zhvillimit të suksesshëm të barnave të ndryshme kundër COVID-19 si Oseltamivir, Remdesivir… Everest Organics është në rrugën e saj të zgjerimit të portofolio-s”, tha Shefi ekzekutiv, Srikakarlapudi Sirisha.

Lexo po ashtu Merck kërkon nga FDA të autorizojë pilulën antivirale kundër COVID-19, për përdorim urgjent

Merck tha të hënën se kishte kërkuar për ilaçin e saj, autorizim për përdorim emergjent nga rregullatori i SHBA-së, duke e vënë në rrugën e duhur për ta bërë ilaçin e parë oral për përdorim kundër COVID-19. /Telegrafi/

Exit mobile version