Site icon Telegrafi

Një dit pasi humbi nga Bayern Munich, Neymar shihet duke luajtur poker – kjo gjë i zemëroi tifozët e PSG-së

Sikur të mos mjaftonte humbja në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munichut, Neymar u sigurua që të zemëronte edhe më shumë tifozët e PSG-së me një tjetër lëvizje të nxituar.

Vetëm një natë pas humbjes, braziliani vendosi të argëtohej me poker në hotelin luksoz parisien “Hyatt Regency”, dhe gjithçka u regjistrua dhe u publikua në Instagram stories në profilin zyrtar të Poker Stars.

Me një kapuç dhe pamje e një lojtari të vërtetë pokeri, ai luante pa problem, derisa kishte harruar se çfarë ndodhi një natë më parë në ‘Parkun e Princave’.

Kjo nuk ishte e gjitha, pasi në të njëjtën mbrëmje (të mërkurën) Neymar luajti edhe në Mystery Bounty, një tjetër turne prestigjioz, ku hyrja kushton 10 mijë euro.

Sipas informacioneve nga shumë faqe të specializuara, sulmuesi 31-vjeçar ka arritur të kualifikohet edhe në turin e dytë, duke u renditur në vendin e 30-të nga 45 lojtarë të kualifikuar.

Ashtu siç pritej, tifozët e PSG-së janë absolutisht të zemëruar me brazilianin, i cili duket se është në rrugëdalje nga klubi dhe është e vështirë të besohet se do të qëndrojë në Paris verën e ardhshme.

Disa ditë më parë mediat franceze bënë të ditur se marrëdhënia mes PSG-së dhe Neymarit nuk është ideale as këtë vit, ku flitet se Chelsea është e interesuar për shërbimet e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version