Site icon Telegrafi

Një dietë gjatë së cilës mund të pini verë dhe të hani çokollatë të zezë?

Një mënyrë e njohur e të ushqyerit që e praktikoi edhe e famshmja Adele

Dieta ‘Sirtfood’ është një plan diete që promovon konsumimin e ushqimeve të pasura me sirtuina për të nxitur humbjen e peshës dhe për të përmirësuar shëndetin.

Dieta ‘sirtfood’ u bë e njohur falë librit Sirtfood Diet, e autorëve Aidan Goggins dhe Glen Matten.

Dieta bazohet në konsumimin e disa ushqimeve që janë të pasura me sirtuina ose stimulojnë aktivitetin e tyre.

Sirtuinat janë një grup proteinash të përfshira në rregullimin e proceseve të ndryshme metabolike në trup. Ato veprojnë si enzima që modulojnë aktivizimin e gjeneve që lidhen me procese të ndryshme qelizore, transmeton Telegrafi.

Ky plan diete përfshin ushqime të tilla si çokollata e zezë, verë e kuqe, çaj jeshil, mollë, qepë, lakër, boronica, etj.

Gjithashtu, dieta nxit kufizimin e kalorive gjatë ditëve të para dhe më pas përfshin receta të ndryshme që përdorin ushqime të pasura me sirtuinë.

Vaktet ‘sirtfood’ përbëhen nga ushqime që përmbajnë proteinën sirtuinë – hurma, boronica, kafe, lakër jeshile, rukolë, majdanoz, selino, mollë jeshile, soje, luleshtrydhe, çokollatë me 85 për qind kakao dhe shafran i Indisë.

Lexo po ashtu Mënyrë e pabesueshme të humbni kilogramët, por të mos ushtroni dhe të mos jeni të uritur

Kjo dietë është projektuar për tri javë dhe ndahet në dy faza.

a) faza e parë zgjat një javë dhe më pas rekomandohet të konsumohen 1000 kalori në ditë për 3 ditë të përftuara nga lëngu i gjelbër i lakër jeshile, aragula, majdanozi, selino, mollë jeshile, limoni dhe çaji jeshil dhe një vakt ushqimi ‘sirtfood’. 4 ditët e ardhshme duhet të pini dy lëngje dhe të hani dy vakte, që është gjithsej 1500 kalori.

b) faza e dytë është faza e mirëmbajtjes dhe zgjat 14 ditë, gjatë së cilës hahen tre vakte ‘sirtfood’ dhe pihet një lëng.

Ndër personazhet e famshëm që lidhim me këtë dietë është ylli i muzikës Adele. Së fundmi ajo ka treguar se si ka humbur me sukses mbi 45 kilogramë. Natyrisht, përveç kësaj diete speciale, Adele u stërvit shumë.

* Përpara se të vendosni për ndonjë dietë, është gjithmonë një ide e mirë të konsultoheni me mjekun tuaj për t’u siguruar që ajo është e përshtatshme për shëndetin tuaj dhe plotëson nevojat dhe qëllimet tuaja individuale. /Telegrafi/

Exit mobile version