Një dem ka lënë të plagosur 14 persona pasi u përplas në një turmë të madhe në Indinë Perëndimore.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, momenti i frikshëm ka ndodhur në Osmanabad të Indisë Perëndimore të enjten.
Siç bëhet e ditur më tej, rreth pesëmbëdhjetë mijë njerëz ishin mbledhur për një ngjarje fetare vjetore kur goditi fatkeqësia.
Më pas turma fillon të shpërndahet furishëm.
Rrëmuja thuhet se rezultoi me 14 të lënduar, përfshirë gra dhe fëmijë.
Të gjithë të lënduarit raportohet se kanë marrë trajtim në një spital lokal përpara se të largoheshin. /Telegrafi/