Makina larëse ka një buton që mund të përshpejtojë shumë procesin e tharjes. Është një program “sekret” për centrifugim të dyfishtë.
Ishte një grua në rrjetet sociale e cila e ndau këtë informacion të dobishëm me ndjekësit e saj në Instagram.
Tharja e rrobave sidomos gjatë stinës së dimrit mund të jetë e vështirë duke marrë parasysh temperaturat, ndonëse i thajmë rrobat brenda.
Megjithatë ekziston një opsion përmes makinës larëse që mund të thani rrobat më shpejt.
Gruaja ndau një metodë të cilën mund ta aplikoni.
Pasi të përfundojë cikli i larjes së rrobave vendosni ato edhe një herë në ciklin e rrotullimit.
Rrobat do të dalin më të terura dhe do t’ju ndihmojë që të thahen më lehtë.