Një burrë në Kinë u largua me forcë nga shtëpia e tij pasi dyshohet se refuzoi të shkonte në një strukturë karantine për të prekurit nga COVID-19.
Në një video të publikuar nga mediat e huaja, dy burra të veshur me kostume të bardha brenda një shtëpie u panë duke u përpjekur të tërhiqnin një burrë nga një divan i dhomës së tij, përcjell Telegrafi.
Burri, i cili bërtiste gjatë gjithë kohës, po përpiqej të shmangte dy burrat.
Situata thuhet se ndodhi më 30 nëntor në qytetin lindor të Hangzhou, në jugperëndim të Shangait.
“Ai u identifikua si një ‘kontakt i ngushtë’ i një personi që rezultoi pozitiv për COVID-19”, shkruante në përshkrimin e pamjeve.
Në mediat sociale, njerëzit treguan mosmiratimin e tyre për situatën, me shumë që kritikonin qasjen e Kinës për trajtimin e coronavirusit dhe ndjekjen e një politike ‘zero-COVID’”.
Kina ka parë protesta të paprecedentë mbi politikën e saj të rreptë “zero-COVID” ditët e fundit, me shumë njerëz në vende të tjera – si Japonia dhe Gjermania – duke treguar mbështetjen e tyre me demonstratat e tyre.
Kjo pasi që edhe më shumë se dy vjet pas pandemisë COVID-19, dhjetëra miliona njerëz në Kinë mbeten nën bllokime të rrepta me politikën, e cila synon të çrrënjosë plotësisht virusin.
Dhe protestat dramatike në qytetet kryesore të Kinës, si Pekini, Zhengzhou dhe Shangai, kanë detyruar qeverinë të lehtësojë disa nga kufizimet e saj në disa pjesë të vendit. /Telegrafi/