Një burrë është arrestuar pasi hapi derën e urgjencës gjatë një fluturimi të Asiana Airlines teksa aeroplani po ateronte në Korenë e Jugut.
Të gjithë 194 pasagjerët i mbijetuan fluturimit, me aeroplanin që ateroi me sukses të premten në Aeroportin Ndërkombëtar Daegu të premten, por me derën ende të hapur, transmeton Telegrafi.
Gjysma e një pjese të pasagjerësh patën probleme me frymëmarrjen dhe u dërguan në spital, raportuan mediet lokale.
#INCIDENT | Asiana Airlines flight OZ8124 to Daegu, South Korea was involved in an incident when an emergency exit was apparently opened by a passenger prior to landing.
Video: Yonhap News AgencyRead more at AviationSource!https://t.co/dpkbRUuDDA#AsianaAirlines #Daegu… pic.twitter.com/w3acG9UR0X
— AviationSource (@AvSourceNews) May 26, 2023
I dyshuari, një burrë rreth të 30-ave, u arrestua pas aterimit të aeroplanit, tha agjencia e lajmeve Yonhap.
Fluturimi OZ8124 ishte nisur nga ishulli Jeju të premten në mëngjes (koha lokale).
Se kur ndodhi saktësisht incidenti mbetet e paqartë, por dera e aeroplanit u hap afër fundit të fluturimit rreth orës 12:45 me orë lokale, raportuan mediat koreano-jugore.
Një video e ndarë në rrjetet sociale tregon derën e hapur në një pjesë të aeroplanit derisa era e fortë prek pasagjerët e ulur.
Asiana Airlines flight #OZ8124, an Airbus A321, was on approach to Daegu Airport, South Korea, when an emergency exit was opened by a passenger.
The aircraft landed safely. https://t.co/3fJiS7PGT8 https://t.co/gd8Kx4oqQL— Aviation Safety Network (ASN) (@AviationSafety) May 26, 2023
Asiana Airlines tha se policia ka nisur një hetim të plotë. /Telegrafi/