Telegrafi

Një burrë futet në parlamentin e Indisë, filloi të kërcente nga njëra tavolinë në tjetrën – policia e shoqëron në stacion

Një burrë u fut në parlamentin e Indisë sot, që po konsiderohet si lëshim i madh sigurie, pikërisht në 22 vjetorin e sulmit vdekjeprurës në kompleks.

CNN raporton se një burrë me një xhaketë të zezë u filmua duke u kërcyer nga zona e vizitorëve në zonën e deputetëve, duke u ngjitur mbi tavolina, transmeton Telegrafi.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë, ka raportuar CNN duke u thirrur në burime brenda policisë.

E kryeministri Narenda Modi në ato momente nuk gjendej në parlament.

“Në ditën e sotme parlamenti indian është sulmuar sërish”, tha përfaqësuesi Karti Chidambaram para gazetarëve në parlament.

Gaurav Gogoi, një deputet tjetër theksoi se dy persona të dyshuar filluan të bërtisnin.

Të tjerët thoshin se kanë dëgjuar disa tinguj dhe se është parë tym në hollin e parlamentit. /Telegrafi/