Telegrafi

Një autogol spektakolar i shënuar në Ligën e Arabisë (Video)

Mbrojtësi Yaser Al Juneibi nuk ka asnjë arsye që të turpërohet – ai ka shënuar një gol spektakolar.

Ekziston një kategori speciale për autogola, pasi ka prej atyre që nuk mund të harrohen.

Kur përmendim këtë menjëherë na bie në mend Kondogbia me autogolin e tij spektakolar.

Por, tash në këtë grup të lojtarëve hyn edhe mbrojtësi i Al Dhafras, Yaser al Juneibi i cili ka shënuar një autogol fenomenal nga rreth 20 metra.

Ishte ky goli hapës në humbjen prej 3-1 që Al Dhafra e pësoi.

Ky ekip gjendet në fund të tabelës prej 12 ekipeve të Ligës së Arabisë. Pas këtij autogoli, pak adhurues të futbollit mund të çuditen për pozitën e klubit.

Absolutisht fantastik ky autogol që e fotografoi portierin. /Telegrafi/