Autogolat gjithmonë janë fatkeq, por një i tillë i shënuar në kategorinë e katërt të futbollit anglez (League Two) ishte pak më ndryshe.
Crawley priti në shtëpi Accringtonin në një duel që të shtunën përfundoi në fitore prej 2-1 për vendasit.
Megjithatë, ishte një prej mbrojtësve të vendasve që mbajti në lojë Accringtonin duke i dhënë shpersë.
Në Checkatrade.com Stadium ishte holandezi Enzio Boldeëijn ai që shënoi dy herë për t’i dhënë epërsinë komode vendasve, por Accringtoni u kthye në lojë falë mesfushorit të Crawleyt, Jimmy Smith, i cili ishte në vendin e gabuar në kohë të gabuar.
(autogoli nga minuta 1:20)
Teksa bashkëlojtari i tij Josh Lelan tentoi ta largonte topin nga zona e rrezikut, Smith e bllokoi atë me fytyrë para se topi të përfundonte në rrjetë.
Fatmirësisht për mesfushorin 31 vjeçar, Craëley fitoi me rezultat të ngushtë 2-1.
Nuk dihet nëse lojtarit i është dëmtuar hunda, por së paku ekipi i tij nuk humbi pikë. /Telegrafi/