Telegrafi

Një autobus përfshihet nga flakët afër Stara Pazovës në Serbi

Një autobus është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Krnjeshevci afër Stara Pazovës në Serbi.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia dhe zjarri është shuar.

Në autobus nuk kishte pasagjerë, kanë thënë autoritetet serbe.

Megjithatë, deri më tani, nuk janë dhënë detaje të tjera rreth asaj se si ka mundur të vije deri te zjarri. /Telegrafi/