Telegrafi

Një autobus është përmbysur, të paktën 20 të vdekur në Pakistan

Të paktën 20 persona mbetën të vdekur dhe 21 u plagosën në Pakistan.

Sot ra një autobus në një luginë të thellë në veri të Pakistanit, tha zëdhënësi i qeverisë lokale, Faizullah Firak.

Aksidenti ka ndodhur në territorin autonom të Gilgit-Baltistanit.

https://twitter.com/trimfeed/status/1786260470329930189

Firak tha se të plagosurit janë transportuar në spitale, raporton reuters.

Agjencia thotë se aksidentet e trafikut janë të zakonshme në Pakistan, ku rregullat e trafikut ndiqen rrallë dhe rrugët në shumë zona rurale janë në gjendje të keqe.

Ndryshe, autoritetet pakistaneze kanë nisur hetimet rreth rastit tragjik dhe së shpejti do të dalin me rezultatet e para. /Telegrafi/