Site icon Telegrafi

Një aeroplan luftarak kinez iu afrua rrezikshëm një aeroplani amerikan, Pentagoni publikoi videon

Një aeroplan luftarak kinez kreu një manovër “të panevojshme agresive” pranë një aeroplani ushtarak amerikan mbi Detin e Kinës Jugore në hapësirën ajrore ndërkombëtare, thanë Shtetet e Bashkuara.

Në një deklaratë, komanda ushtarake e Shteteve të Bashkuara përgjegjëse për Indo-Paqësorin, deklaroi se aeroplani kinez J-16 kreu manovrën javën e kaluar dhe e detyroi aeroplanin amerikan RC-135 të fluturonte përmes turbulencës së shkaktuar, transmeton Telegrafi.

Interceptime të tilla ndodhin herë pas here. Në dhjetor, një aeroplan ushtarak kinez u afrua në 10 këmbë (3 metra) një aeroplani të Forcave Ajrore të SHBA, dhe e detyruan atë të bënte manovra evazive për të shmangur një përplasje në hapësirën ajrore ndërkombëtare.

Kujtojmë që interceptime ka pasur edhe mes një aeroplani luftarak rus dhe një droni të ushtrisë amerikane, i cili më pas u godit në bisht dhe operatori i tij u detyrua ta rrëzojë në det.

Në anën tjetër rusët fillimisht kishin mohuar përfshirjen, por pas publikimit të pamjeve nga Pentagoni u dëshmua plotësisht e kundërt. /Telegrafi/

 

Exit mobile version