Burak Yilmaz është duke shkëlqyer te Lille edhe pse është në perëndim të karrierës.
Me formën e tij, këtu vije në pyetje thënia e vjetër për verë ‘sa më e vjetër, aq më e mirë’, por tani në aspektin e lojtarit.
Lojtari 35-vjeçar arriti mbrëmë të shkëlqente në fitoren e Lilles ndaj Lyonit, duke fituar në udhëtim me rezultat 3-2.
Yilmaz shënoi dy gola në këtë takim, në minutën e 45+1-të dhe në të 85-në.
Goli më i veçantë i tij erdhi nga gjuajtja e lirë, duke lënë të shtangur portierin kundërshtar që nuk kishte gjasa ta ndalonte topin.
Se kishte një paraqitje brilante Yilmaz, e tregojnë edhe statistikat:
90 minuta ka luajtur
45 prekje të topit
Dy gola
Dy gjuajte/dy të sakta
Një asistim
Katër pasime vendimtare
27/30 pasime të sakta
2/2 driblime të suksesshme
4/6 duele të fituara
9.3 vlerësimi nga SofaScore.
Deri më tani në këtë edicion, Yilmaz ka shënuar 12 gola dhe ka bërë pesë asistime, e që rivalizon shumë lojtarë më të rinj në Ligue 1. /Telegrafi/