Telegrafi

Një 19-vjeçar nga Kosova është therur për vdekje me thikë në kufirin Kroaci-Serbi

Një i ri 19-vjeç nga Kosova është therur për vdekje me thikë, kur ai dhe një 35-vjeçar u sulmuan nga persona të panjohur në pikëkalimin kufitar Kroaci-Serbi.

Gjithqka filloi kur dyshja tentuan ta kalojnë në këmbë kufirin në fshatin Batrovc, dhe sulmi aty ndodhi dhe si pasojë njëri prej tyre u ther për vdekje.

Policia në Serbi ka konfirmuar se ka gjetur trupin e një burri të panjohur, dhe se janë vënë pas kryesve të kësaj vepre, transmeton Telegrafi.

Nga policia serbe është bërë e ditur se “janë vënë në kërkim të personave që më 26 shtator  në hyrje të fshatrit Batrovci iu vërsulen dy meshkujve, e njërin prej tyre – 19 vjeçarin nga Kosova e therën me thikë, sulm ky që ishte fatal.

Shoferi i kamionit që pa burrin duke vrapuar thotë se janë dëgjuar britma, e më pas para kamionit ka vrapuar një burrë tjetër.

“Kam parë një burrë dhe një grup persona tjerë që ishin në rrugë në mes të pikës kufitare – ishte 1.5 metra nga kufiri. Njëri prej tyre u rrëzua para kamionit”, tha shoferi i kamionit nga Bosnja e Hercegovina. /Telegrafi/