Komuna e Ferizajt ka përgatitur Testin e Arritshmërisë për 1639 semi-maturant.
Një ditë më parë Telegrafi ka raportuar se kjo komunë tashmë ka trajnuar 347 mësimdhënës për rritjen e cilësisë së mësimit dhe në mesin e tyre dhjetëra mësimdhënës për rishikimin e teksteve mësimore pasi që shpeshherë testet nëpër shkolla kanë qenë jashtë natyrës së mësimit dhe nuk janë përputhur me përmbajtjen e kurrikulës, andaj mësimdhënësit janë trajnuar që telashe të tilla Ferizaj mos të përsëritën.
Përfundimi i vitit shkollor në ciklin e arsimit fillor ka për qëllim që të testoj njohuritë e fituara gjatë 9 viteve të shkollimit të këtyre nxënësve, andaj në këtë kuptim, sipas drejtorit të Arsimit në Komunën e Ferizajt, Afrim Llabjanit, sivjet në Ferizaj iu nënshtruan Testit të Arritshmërisë gjithsejtë 1639 nxënës ferizajas, të organizuar në 14 qendra testimi.
Llabani gjatë së martës ka vizituar disa shkolla ku po mbahej ky testim i nxënësve.
“Nga vet vizita, por edhe raportimet e zyrtarëve mbikëqyrës në këto qendra testimi, procesi i testimit po ecën në mënyrën më të mirë të mundshme dhe se nuk ka pasur vonesa në procedim. Janë bërë të gjitha përgatitjet me kohë dhe janë dhënë njohuritë e nevojshme stafit mbikëqyrës për menaxhimin e procesit të testimit. Seimamturantët edhe me datën 28 do t’i nënshtrohen fazës së dytë të testimit”, ka thënë midis të tjerash Llabjani./Telegrafi/