‘Sun Valley Road Rally’ po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje te dashamirët e shpejtësive të mëdha.
Ky eveniment grumbullon automjetet më të shpejta në SHBA, të cilat arrijnë shpejtësi shumë më të madhe se bolidet në Formula 1.
Tashmë jua kemi prezantuar Bugatti Veyron Super Sport që arriti shpejtësi deri në 396 km/h, por kjo veturë nuk është vetmja që mund të krenohet me shpejtësinë e jashtëzakonshme.
Në një pjesë të rrugës publike ‘Highway 75’, e cila gjatë kohës së kësaj gare është e mbyllur për komunikacion, Nissan GT-R i modifikuar ka lëvizur me shpejtësi mbi 380 km/h.
Ky automjet disponon me motor që zhvillon 1.700 kalëfuqi, megjithatë ishte për pak më i ngadalshëm se Bugatti, edhe pse po ashtu mund të arrijë shpejtësi maksimale deri në 400 km/h. /Telegrafi/