Në Senftenberg të Gjermanisë është zhvilluar organizimi i përvitshëm, ku mblidhen pronarët që kanë bërë intervenime të ndryshme në veturat e tyre.
Në mesin e pjesëmarrësve, ishte edhe një Nissan GT-R në të cilin është vendosur motori që ka 1,500 kuaj fuqi, transmeton Telegrafi.
Në videon e postuar më poshtë, mund të shihet kjo veturë, teksa nxjerrë flakë nga gypat për lirimin e gazit.
Megjithëse gara nuk është zhvilluar si duhet shkaku i motit me shi, të pranishmit janë mjaftuar më zërin e mahnitshëm që e lëshon kjo super-veturë.
/Telegrafi/